Zbulohen tri foto nga takimi në Bruksel, Kurti e Vuçiq nuk e durojnë njëri tjetrin për ta shikuar në sy

  • S.A /
  • 21 November 2022 - 12:19
Zbulohen tri foto nga takimi në Bruksel, Kurti e Vuçiq nuk e durojnë njëri tjetrin për ta shikuar në sy

Bashkimi Europian ka publikuar pamjet nga nisja e takimit urgjent ndërmjet Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, transmeton "Kosova SDot Online".

Këtë takim po e ndërmjetësojnë Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell dhe Emisari për dialogun, Miroslav Lajçak. Kurti dhe Vuçiq nuk u kapën duke e shikuar qartazi njëri-tjetrin në sy, në asnjërën prej fotografive të publikuara nga BE-ja. Paraprakisht, Borrell zhvilloi takime të ndara me Kurtin dhe Vuçiqin.

Fokusi i takimit urgjent do të jetë gjetja e një rrugedaljeje nga kriza aktuale dhe shmangia e çdo përshkallëzimi dhe tensioni të mëtejshëm në terren, thuhet në njoftimin e BE-së. Unioni kërkon veçanërisht zgjidhje për çështjen e targave dhe kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës. Një deklaratë për shtyp do të lëshohet në fund të takimit.

(Kosova Sot Online )