Marrëveshja për konvertimin e tabelave ilegale në serbët e veriut në tabela legale të shtetit të Kosovës e garantuar nga ndërkombëtarët, obligative për të dyja palët për ta zbatuar

Marrëveshja për konvertimin e tabelave ilegale në serbët e veriut në tabela legale të shtetit të Kosovës e garantuar nga ndërkombëtarët, obligative për të dyja palët për ta zbatuar

Hajrullah Tërnava

  • 20 November 2022 - 09:00

Shkruan:ANALISTI- Hajrullah Tërnava

Tani kur po e kuptojmë se sa vite na kanë ikur-shkuar huq, tani edhe nëse shtyhen për 10 muaj çështja e targave ilegale, për këtë afat do të ketë garantues që mbasi të kalon kjo kohë gjithsesi se duhet të ndodhë ndërrimi i targave ilegale sikur po planifikohet. Prandaj tani në pritje të fillimit të zbatimit të masës së dytë të vendimit për tabelat, nga qortimi në shqiptim të gjobave mandatorë, do të jenë ditët dhe orët vendimtare për të arritur një marrëveshje mes palëve, për të ulur tensionet dhe për të filluar vazhdimin e dialogut, për temën kryesore që është kapitale, ulja në tavolinë për modalitetet e arritjes së marrëveshjes finale.

 

Mënyra zgjidhjes së problemit të targave si e zgjodhi Kryeministri Kurti që të përcaktohet në disa etapa është e drejtë dhe e qëlluar. Si e para që u caktua ishte qortimi i drejtuesve të veturave me targa ilegale, dhe mbas datës 21. 11. 22 si masë e dyte do të ishte dënimet me gjoba në të holla për ata që i bartin akoma targat ilegale si KM, PE, PR etj. Tani kjo mënyrë po tregohet e qëlluar, sepse këto ditë në vijim, në bisedime dy palëshe duhet të vendoset saktë se si më tutje me këto targa ilegale, dhe vendimi që do të vendoset për të ardhmen lidhur me targat do të jetë përfundimtar dhe garantues nga ndërmjetësuesit ndërkombëtar, e jo si deri më tani që kaluan shumë vite e ne duke u marrë me bisedime teknike të pasuksesshme me serbët, derisa ka pasur dhe ka akoma çështje më të rëndësishme të Kosovës. Tani kur po e kuptojmë se sa vite na kanë ikur-shkuar huq, tani edhe nëse shtyhen për 10 muaj çështja e targave ilegale, për këtë afat do të ketë garantues që mbasi të kalon kjo kohë gjithsesi se duhet të ndodhë ndërrimi i targave ilegale sikur po planifikohet. Prandaj tani në pritje të fillimit të zbatimit të masës së dytë të vendimit për tabelat, nga qortimi në shqiptim të gjobave mandatorë, do të jenë tre ditët në vijim vendimtare për të arritur një marrëveshje mes palëve, për të ulur tensionet dhe për të filluar vazhdimin e dialogut, për temën kryesore që është kapitale, ulja në tavolinë për modalitetet e arritjes së marrëveshjes finale. Gjithsesi se tani do të jenë ditët dhe orët në vijim vendimtare për bashkë koordinim të qeverisë së Kosovës me diplomacinë e SHBA-ve dhe BE-së për një marrëveshje që shtensionon situatën me tabelat dhe vazhdon me procesin e dorës së parë, që është marrëveshja finale dhe propozimi i parë i draft marrëveshjes nga diplomacia franko gjermane. Sipas raportimit të medieve, pas ftesës së fundit nga ana e BE-së për një takim të nivelit të lartë. Kurti dhe Vuçiq do të takohen me së largu në Bruksel, në këtë fillim jave. Mediet serbe raportojnë se Aleksandër Vuçiq e ka pranuar ftesën e Bashkimit Evropian, për ta takuar Kryeministrin Albin Kurti në Bruksel. Sipas këtyre raportimeve, takimi pritet të mbahen të dielën në mbrëmje, ose të hënën në mëngjes, e ku tema bosht e diskutimit do të jetë situata e krijuar pas largimeve të serbëve të Veriut nga institucionet e Kosovës, si reaksion ndaj vendimit për targat. Prej të hënës, që i bie 21 nëntori, ishte planifikuar që të nisë faza e dytë e zbatimit të vendimit për targat, sepse të hënën përfundon afati i “qortimit” për qytetarët që bartin targa të lëshuara ilegalisht nga Serbia. Nga 21 nëntori, sipas vendimit të Kurtit, do të fillonte gjobitja e poseduesve të targave ilegale. Vetëm kjo mënyrë e vendimit të Kurtit ishte ajo që e garanton suksesin e mbas 10 muajve, se targat ilegale do të ndërrohen me ato legale që donë të thotë me ato RKS, dhe kjo e arritur është në favor të Kosovës por me këmbëngulësinë e Kryeministrit Kurti, prandaj kjo praktike duhet të iu shërbej edhe përfaqësuesve tjerë të Kosovës, kur duhet të vendosin për çështje kurciale në bisedime me përfaqësues të Serbisë. Përfaqësuesit tonë në bisedimet e ardhshme duhet të jenë këmbëngulës për ato qëndrime që janë të favorshme për Kosovën.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".