Vërshojnë komentet në Twiter nga pamjet e takimit në Bruksel Kurti Vuçiq në Bruksel “Duket se Vuçiq në çdo moment mund të qajë”

  • S.A /
  • 21 November 2022 - 12:54
Vërshojnë komentet në Twiter nga pamjet e takimit në Bruksel Kurti Vuçiq  në Bruksel “Duket se Vuçiq në çdo moment mund të qajë”

Nuk ka akoma  njoftim zyrtar lidhur me epilogun e  takimit Kurti Vucic në Bruksel.  Atje është  mbajtur takimi trepalësh Kurti-Borrel-Vuçiq, ndërsa paraprakisht Borrell ka takuar ndaras kryeministrin e Kosovës dhe presidentin e Serbisë.

Tashmë në media dhe rrjete sociale kanë dalë pamjet e para nga ky takim, i cili po komentohet.

Një llogari me emrin Daniel Smith ka shpërndarë videon e takimit mes Kurtit e Vuçiqit dhe ka shkruar “duket sikur Vuçiqi do të nisë të qaj në çdo moment. Z. Drama”.

Ky takim është thirrur në ditën kur fillon faza e dytë e vendimit për targat, ajo e gjobitjes, ndonëse shqiptimi i gjobave është shtyer për nesër. BE dje ka deklaruar se nga ky takim kërkojnë zgjidhje për targat dhe kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës.

(Kosova Sot Online )