Vuçiq pas takimit me Kurtin: Nuk kemi arritur asnjë marrëveshje

  • E.K /
  • 21 November 2022 - 15:38
 Vuçiq pas takimit me Kurtin: Nuk kemi arritur  asnjë marrëveshje

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka deklaruar se pas takimit disa orësh me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, nuk kanë arritur asnjë marrëveshje për çështjen e targave, përcjell "Kosova Sot Online".

“Për arsye të paqarta, nuk kemi arritur absolutisht asnjë marrëveshje”, tha Vuçiq pas bisedimeve disaorëshe, të hënën në Bruksel.

“Do t’i dëgjojmë këshillat dhe kërkesat e përfaqësuesit të Lartë [evropian], Borrell. Ai ka kërkuar që ata [zyrtarët kosovarë] të mos shqiptojnë gjoba, që ne mos të lëshojmë targa të reja KM – për ç’gjë ne kemi thënë se është në rregull. Ne do ta respektojmë këtë. Do të shohim se çfarë do të bëjë pala tjetër”, tha presidenti serb.

(Kosova Sot Online)