Ja kush është Qerim Qerimi, rektori i ri i UP-së
Rektor i ri i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, është zgjedhur Qerim Qerimi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Qerim Qerimi, profesor në Fakultetin Juridik ishte njëri ndër gjashtë kandidatët cilët po garonin që të marrin titullin e rektorit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Qerimi aktualisht ligjëron në lëndët “ E Drejta Ndërkombëtare Publike dhe E Drejta Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut dhe Organizatat
Ndërkombëtare”.
Përvoja e tij në procesin e mësimdhënies e ligjërimit përfshin edhe fusha të tjera si “E Drejta e Mjedisit”, “E Drejta Ndërkombëtare e Mjedisit”, si dhe “E Drejta Diplomatike dhe Konsullore”.
Qerimi është profesor vizitor në Fakultetin Juridik të Universitetit të Antwerpenit në Belgjikë, është anëtar i Komisionit të Venecias të Këshillit të Evropës, kryesues i nën-komisionit për mbrojtjen e pakicave kombëtare si dhe ish zv/kryesues i nën-komisionit për sundim të ligjit të Komisionit të Venecias.Në të kaluarën Qerimi në Universitetin e Prishtinës ka shërbyer edhe si Zëvendës Dekan për Çështje Akademike të Fakultetit Juridik dhe si ushtrues detyre i prorektorit të Universitetit.
(Kosova Sot Online)
