Detajet e fundit nga tërmeti në Indonezi

  • A.P /
  • 21 November 2022 - 21:18
Detajet e fundit nga tërmeti në Indonezi

Operacioni i shpëtimit në vazhdim pas tërmetit me magnitudë 5.6 ka shkaktuar rrëshqitje dheu dhe shembje të ndërtesave, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Të paktën 162 persona kanë humbur jetën pasi një tërmet me magnitudë 5.6 goditi ishullin kryesor të Indonezisë Java, duke shkaktuar rrëshqitje të dheut dhe duke shkaktuar shembjen e ndërtesave.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së tha se tërmeti, i cili goditi vonë pasdite, ishte përqendruar në rajonin Cianjur të provincës Java Perëndimore në një thellësi prej 6.2 milje (10 km).

(Kosova Sot Online)