​Ibishi: 48 orë për targat, afat i shkurt për të gjetur zgjidhje, po hyjmë në një fazë që mund të ketë tensione

  • E.K /
  • 22 November 2022 - 13:26
​Ibishi: 48 orë për targat, afat i shkurt për të gjetur zgjidhje,  po hyjmë në një fazë që mund të ketë tensione

Njohësi i sigurisë, Nuredin Ibishi ka thënë se shtyrja për 48 orë për targat është afat i shkurtër për të gjetur zgjidhje, përcjell "Kosova Sot Online".

“Afati është shumë i shkurt prej 48 orë, ndoshta është dashur pak më shumë…. Nëse thuhet se brenda 10 muajsh apo një viti sa është kërkuar atëherë duhet saktësisht të bëhet zgjedhje e jo të bëhet hajt po e shtyjmë për ta pritur një afat apo kohë tjetër për një shtyrje të re. Për këtë arsye mendoj se kjo është një marrëveshje e nënshkruar prej dy palëve dhe kjo do zgjedhje. Tash ne po hyjmë në një fazë që realisht mund të ketë tensione”, u shpreh Ibishi.

“Ndoshta kjo kohë shumë është e shkurtë, është dashur pak më shumë të jepet një mundësi më reale dhe të vije tek një zgjidhje kompromisi apo zgjidhje kalimtare deri në atë, mirëpo do të përqendrohemi në kohë, nuk mund të themi se në një kohë të pacaktuar po e bëjmë një prolongim edhe pa një veprim konkret se si kjo çështje të zgjedhjet sepse po vijmë në situatën e njëjtë edhe pas 1 muaj, 10 muajve apo 1 viti që pason. Kjo nuk po sjell rezultat më mirë të thuhet se në kuadër të kësaj duhet të hartohet program i zgjedhjes së kësaj deri në këtë datë dhe kjo është reale për momentin.”,  shtoi njohësi i sigurisë.

(Kosova Sot Online)