Profesori i njohur kosovar: Serbia është në pozicionin e “dashnores”
Profesori universitar, Arben Fetoshi, ka thënë se kryediplomati i BE-së, Josep Borell nuk po arrinë ta ruajë balancin si ndërmjetës në zgjidhjen e problemit Kosovë-Serbi, përcjell "Kosova Sot Online".
Fetoshi ka shkruar se BE-ja ka dështuar si faktor politik në kë aspekt.
Postimi i plotë
Dështimi i #Borrell si kryediplomat i BE-së duke mos arritur ta ruajë neutralitetin si ndërmjetës, shpjegon dështimin 10 vjeçar të BE-së si faktor politik ndërkombëtar dhe domosdoshmërinë e përfshirjes së drejtpërdrejt të SHBA-ve në zgjidhjen e problemit Kosovë-Serbi.
Interesi strategjik i Perëndimit për ta shkëputur Serbinë nga Rusia, nuk mund të realizohet në kurriz të Kosovës, por vetëm në funksion të normalizimit dhe forcimit të paqes në Ballkan. Për këtë arsye, #US dhe #EU duhet ta kushtëzojnë Serbinë që ta pranojë sa më parë normalizimin me Republikën e Kosovës dhe t’ia bëjnë të pamundur aktrimin e blerjen e kohës nga pozicioni i “dashnores” së dy të fortëve - Rusisë dhe SHBA-ve.
Çdo qasje tjetër çon në zgjidhje të keqe me potencial konflikti të ri.
(Kosova Sot Online)