
Kurti: Shpesh kam qenë kritik ndaj BE-së, por asnjëherë i hidhëruar

Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka folur rreth takimeve në Bruksel, shkruan "Kosova Sot Online".
Kurti është shprehur se në shumë raste ka kritikuar BE-në, por që nuk është hidhëruar me ta.
“Shpesh kam qenë kritik ndaj BE-së, por asnjëherë i hidhëruar. Kritik ndaj Përfaqësuesit të Lartë dhe emisarit që e braktisën propozimin e BE-së. Jam i gatshëm gjithmonë për takime që për temë kanë marrëveshjen ndërkombëtare ligjërisht të obligueshme”.
(Kosova Sot Online)