Deputetja Hykmete Bajrami: Kthimi i pagave në sistemin e drejtësisë siç ishin para rritjes, vendim i gabuar në kohë tubulencash

  • S.A /
  • 23 November 2022 - 12:14
Deputetja  Hykmete Bajrami: Kthimi i pagave në sistemin e drejtësisë siç ishin para rritjes, vendim i gabuar në kohë tubulencash

Pas vendimit të Qeveris,   e cila në mbledhjen e sotme ka shfuqizuar vendiminduke ua kthyer pagat prokurorëve dhe gjyqtarëve sikur para rritjes nga ish kabineti i Haradinaj, kanë pasuar reagime duke e konsideruar këtë vendim të gabuar në kohë. Për këtë vendim ka reaguar deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami.

Në një postim në profilin e saj në Facebook, deputetja Bajrami tha se vendimi për uljen e pagave në sistemin e drejtësisë është bërë në një kohë turbulente, transmeton "Kosova Sot Online".

Ajo ka pyetur “Pse pikërisht tash ky vendim”.

Reagimi i saj i plotë:

Në kohë turbulente për gjithë vendin, në mbledhjen e 109-të të Qeverisë, Kryeministri/Qeveria, në pikën e 3-të e rendit të ditës, nxjerr vendim që t’i ulë pagat për të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët me arsyetimin se tani ka bazë për ta bërë një një gjë të tillë, pasiqë Gjykata Kushtetuese e ka shfuqizuar Ligjin për Pagat. Kryeministri po harron se këto kushte janë përmbushë nga 30 qeshori 2020, kur Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar Ligjin e për Pagat. Pyetja është pse pikërisht tani ky vendim?! Edhe me kontradiktore kjo bëhet kur në të njëjtën ditë votohet Ligji i Pagave i hartuar nga vetë Qeveria Kurti II dhe i përcjellet Kuvnedit.

(Kosova Sot Online )