Zbulohet si u dh*nua një 25-vjeçar në Qendrën Korrektuese të Dubravës

  • A.P /
  • 23 November 2022 - 21:21
Zbulohet si u dh*nua një 25-vjeçar në Qendrën Korrektuese të Dubravës

Një i burgosur 25-vjeçar nga Kosova u ankua të hënën se ishte pre e abuzimit seksual në Qendrën Korrektuese të Dubravës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".


Sipas tij, ai u dhunua nga një i burgosur tjetër, 12 vjet më i madh.

Viktima, siç është shprehur, kishte frikë ta lajmëronte rastin, që besohet se ndodhi gjatë tetorit. E shkaku i ndjeshmërisë, institucionet nuk dhanë detaje, pos që po punohet për zbardhjen e ngjarjes, që i dyshuari Sh.K. e mohoi, njofton Klan Kosova.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka konfirmuar këtë ndodhi duke thënë se gjatë ekzaminimeve të bëra nga mjeku kujdestar te viktima nuk është vërejtur ndonjë shenjë e dhunës seksuale, por ndaj tij po vazhdojnë trajtimet psikologjike e psikiatrike

(Kosova Sot Online)