Petkoviq i reagon Trajkoviqit: Serbët do të mund t’i regjistrojnë dhe zgjasin targat KM

  • E.K /
  • 24 November 2022 - 11:24
Petkoviq i reagon Trajkoviqit: Serbët do të mund t’i regjistrojnë dhe zgjasin targat KM

Drejtori i së ashtuquajturës “Zyre për Kosovën”, në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, i ka reaguar politikanës serbe, Rada Trajkoviq, e cila ka deklaruar se me marrëveshjen e Brukselit do të mbyllet zyra për regjistrimin dhe riregjistrimin e automjeteve në Rashkë.

Petkoviq, ka reaguar duke thënë se regjistrimi në Rashkë për targat KM funksionon normalisht!, përcjell "Kosova Sot Online".

“Mos i shpikni gjërat dhe mos e gënjeni popullin. Serbët do të mund të regjistrojnë dhe zgjasin targat KM në mënyrën më normale të mundshme. Regjistrimi në Rashkë për targat KM funksionon normalisht! Fakti që të vjen keq që ne i ruajtëm targat KM dhe që po merr pjesë në luftën informative të Kurtit, të lumtë!”, ka shkruar Petkoviq në Twitter.

(Kosova Sot Online)