"Nuk e duam Kosovën në Kombet e Bashkuara, a do të na bombardoni apo të na kërcënoni me sanksione, çfarë?"

  • E.K /
  • 24 November 2022 - 13:51

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka potencuar se se serbët e Kosovës nuk do të kthehen në institucionet e Kosovës derisa të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Vuçiq ka thënë se ata nuk e dëshirojnë Kosovën në Kombet e Bashkuara, përcjell "Kosova Sot Online".

“Ne themi se nuk e duam Kosovën në Kombet e Bashkuara, atëherë çfarë – a do të na bombardoni, të na kërcënoni me sanksione, çfarë”, tha Vuçiq në konferencën e përbashkët me kreun e liderëve serbë të Bosnjës, Millorad Dodik.

(Kosova Sot Online)