Ky është 70-vjeçari që dyshohet se vrau gruan e tij 63-vjeçare në Prishtinë

  • E.K /
  • 25 November 2022 - 10:01
Ky është 70-vjeçari që dyshohet se vrau gruan e tij 63-vjeçare në Prishtinë

Një 70-vjeçar dyshohet se ka vrarë gruan e tij 63-vjeçare në Prishtinë, përcjell "Kosova Sot Online".

Në orët e hershme të mëngjesit në rrugën “Mark Isaku”, në Prishtinë, një 70-vjeçar me inicialet I.G, dyshohet se ka vrarë gruan e tij 63-vjeçare.

Lidhur me rastin është vetëdorzuar një person i dyshuar. “Dërgohet në mbajtje një person i dyshuar për vrasje të rëndë. Sot rreth orës 04:40 kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë në një shtëpi në rrugën “Mark Isaku” në Prishtinë. Bazuar në hetimin preliminar si dhe ekzaminimin e vendit të ngjarjes me urdhër të prokurorit të shtetit, rasti është cilësuar vrasje e rëndë. Lidhur me rastin është vetëdorzuar një person i dyshuar: I. G, mashkull 70 vjeç. Personi i dyshuar me urdhër të prokurorit të shtetit, është intervistuar dhe i njëjti është dërguar në qendrën e ndalimit, ndërkohë që trupi i pajetë i viktimës, femër 63 vjeç, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka thënë  zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

(Kosova Sot Online)