
Ish-nxënësi me fjalë prekëse për mësuesen e vrarë, "Mirësia dhe butësia e saj janë virtytet që na kanë rritur e edukuar"

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në një familje në Prishtinë, ku një burrë i moshës 70 vjeçare dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij 63 vjeçare me sëpatë, përcjell "Kosova Sot Online".
E moshuara ishte mësuese e Gjeografisë në shkollën “Dardania” në Prishtinë.
Pas vrasjes tragjike ka reaguar edhe një nga ish nxënësit e tij.
Andi Belegu, njëri nga ish nxënësit e mësueses ka shprehur ngushëllimet.
“Jam i trishtuar dhe thellësisht i mërzitur nga lajmi për ndarjen nga jeta të arsimtares sonë të dashur Sadije Miftari-Godeni. Mirësia dhe butësia e saj janë virtytet që na kanë rritur e edukuar. Buzëqeshja dhe dashuria e saj do të mbeten të pashlyera në kujtimin tonë për të. I shpreh ngushëllime dy fëmijëve të saj, familjes, shoqërisë, kolegëve dhe të gjithë nxënësve që patën fatin të njohin një njeri si arsimtarja jonë që u shua mizorisht. Prehu në paqe!”, shkruan Belegu.
(Kosova Sot Online)