Borrell në Serbi, zbulohet arsyeja

  • A.P /
  • 25 November 2022 - 17:11
Borrell në Serbi, zbulohet arsyeja

Për vizitë zyrtare në Serbi gjatë javës tjetër, do që qëndrojë shefi për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”

Lajmi është konfirmuar nga Ambasadori i BE-së në Beograd, Emanuele Giaufret, gjatë një konference.

“Kur fjala është për normalizim të raporteve në mes të Beogradit dhe Prishtinës, mendoj që angazhimi i përfaqësuesit special është shumë i qartë dhe ne e vlerësojmë se si ata arritën tek marrëveshja, e cila pengoi tensionet e mëtejme. E vlerësojmë edhe rolin konstruktiv të Serbisë dhe Vuçiqit, i cili direkt ishte i përfshirë në bisedime”, është shprehur Giaufret pastaj, raporton N1.

(Kosova Sot Online)