Nga sot 26, nëntor deri më 8 janar, 2023 mbyllet për qarkullim kjo rrugë e Prishtinës

  • S.A /
  • 26 November 2022 - 07:55
Nga sot 26, nëntor deri më 8 janar, 2023  mbyllet për qarkullim kjo rrugë e Prishtinës

Duke filluar nga sot e deri më 8 janar, rruga “Xhorxh Bush”, do të jetë e bllokuar për qarkullim.  Komuna  njofton  se  kjo po bëhet meqë do të fillojnë përgatitjet për dekorimin e qytetit.

654128

“Komuna e Prishtinës po fillon përgatitjet për dekorimin e qytetit, andaj ju njoftojmë se rruga “Xhorxh Bush”, duke filluar nga udhëkryqi i “Bill Klinton” deri në udhëkryqin e rrugës “Garibaldi”, do të jetë e mbyllur  nga data 26 nëntor 2022 (duke filluar nga ora 05:00) deri më 8 janar 2023”, thuhet në njoftim.

https://www.facebook.com/komunaprishtine/posts/505981754897915

(Kosova Sot Online )