Sot varroset arsimtarja që u vra dje me sëpatë nga bashkëshorti në Prishtinë

  • E.K /
  • 26 November 2022 - 13:22
Sot varroset arsimtarja që u vra dje me sëpatë nga bashkëshorti në Prishtinë

Sot do të varroset në Prishtinë 63 vjeçarja, Sadije - Miftari - Godeni, e cila dyshohet se është vrarë më sëpatë nga bashkëshorti i saj 70 vjeçar, Izet Godeni, shkruan "Kosova Sot Online".

Sipas njoftimit në shkollë ku e ndjera punonte si arsimtare, e ndjera do të varroset në varrezat e qytetit në Dragodan, në orën 14:00.

Njoftimi i shkollës:

Njoftim

Varrimi i arsimtares Sadije Miftari-Godeni behet sot ne ora 14:00 ne varrezat e qytetit ne Dragodan.

U prehte ne paqe!

(Kosova Sot Online)