Para se të dilni lexoni motin njëherë

  • A.P /
  • 27 November 2022 - 09:11
Para se të dilni lexoni motin njëherë

Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Të dielën parashihet të bie borë në viset e larta malore, ndërsa në viset e ulëta reshje shiu të shoqëruara me fjolla bore. 

Shtresa të borës parashihen vetëm në viset e larta. 

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë Celsius.

 Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-6 m/s.


(Kosova Sot Online)