Shikoni momentin kur Ragmi Mustafi e vendos flamurin kuq e zi në objektin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë

  • E.K /
  • 28 November 2022 - 13:06
Shikoni momentin kur Ragmi Mustafi e vendos flamurin kuq e zi në objektin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi e ka vendosur flamurin kombëtar shqiptar në objektin e këtij institucioni, përcjell "Kosova Sot Online".

“Nuk është zgjidhje vendosja e flamurit kombëtar krahas atij serb për një ditë si kompromis në heshtje i mos zhvillimit të procedurave të kundërvajtjes. E as vendosja, vetëm flamurit kombëtar për një ditë të vetme.  Vetë ndalimi me ligj i flamurit kombëtar shqiptar është njollosje e tij nga shteti. Nuk i takon shtetit t’i përzgjedhë veçoritë identitare të bashkësive të ndryshme etnike/kombëtare”, ka shkruar Mustafi.

(Kosova Sot Online)