Zeka: Mallkimi më i madh që i ndodh një njeriu, është momenti kur vendos për t’u arratisur nga vendi i vet

  • E.K /
  • 29 November 2022 - 09:10
Zeka: Mallkimi më i madh që i ndodh një njeriu, është momenti kur vendos për t’u arratisur nga vendi i vet

Analisti, Milaim Zeka, në një intervistë ka thënë se për shkak të papunësisë njerëzit largohen jashtë vendit, si nga Kosova ashtu edhe nga Shqipëria, transmeton "Kosova Sot Online".

Zeka ka potencuar se shumë shqiptarë kur shohin se politika nuk po ndryshon asgjë në vend, atëherë qytetarët ikin nga vendi.

“Kjo ikja e shqiptarëve, si në Kosovë, si në Shqipëri, është bërë fenomen. Njerëzit, për mendimin tim, kur një klasë politike nuk e ndryshon gjendjen në vend, kur ne jemi një vend me papunësinë më të madhe në Evropë dhe nuk shohin perspektiva për të ardhmen tonë, nuk arrijnë ta ndërtojnë të ardhmen në atë vend, sigurisht që njerëzit e rrezikojnë jeten e tyre për t’u arratisur jashtë vendit.

Shikoni, shkurt po e them. Mallkimi më i madh që i ndodh një njeriu, është momenti kur vendos për t’u arratisur nga vendi i vet. Nuk shkon asnjë shqiptar që të rrezikojë jetën e tij me dëshirë, që të shkojë në atë Londrën e zymtë”, theksoi ai.

(Kosova Sot Online)