Brnabiq: Pa u themeluar Asociacioni, nuk diskutojmë propozime të reja

  • A.P /
  • 29 November 2022 - 22:11
Brnabiq: Pa u themeluar Asociacioni, nuk diskutojmë propozime të reja

Marrëveshjet e arritura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të implementohen, ka theksuar kryeministrja serbe, Ana Brnabiq, pas takimit me kryeministrin e Francës, Elizabeth Bourne në Paris, 
transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ajo tutje ka thënë se Kosova duhet ta implementojë marrëveshjen për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Sipas saj, nëse nuk zbatohet Asociacioni, është e pakuptimtë të diskutohen propozime të tjera.

Ajo i është përgjigjur edhe një pyetje të një gazetari, i cili ka kërkuar përgjigje nga Brnabiq lidhur me propozimin franko-gjerman për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ajo ka thënë se Kosova ka shkelur marrëveshjen e mëparshme për normalizim si dhe ka refuzuar t’i implementojë ato, prandaj sipas saj, diskutimi i marrëveshjeve të reja nuk ka kuptim. 

(Kosova Sot Online)