Albin Kurti thotë se edhe pas 23 nëntorit ka serbë që konvertojnë targat në RKS

  • E.K /
  • 30 November 2022 - 13:17
Albin Kurti thotë se edhe pas 23 nëntorit ka serbë që konvertojnë targat në RKS

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë sot gjatë seancës në Kuvendin e Kosovës se edhe pas datës 23 nëntor ka serbë që konvertojnë targat në RKS.

“Mbi 200 kanë vazhdu regjistrimin, regjistrimin me tabelat RKS, mendje ka edhe pas datës 23 nëntor”, ka thënë Kurti, transmeton "Kosova Sot Online".

“Policia e Kosovës është e pandalshme, s’ka kush që e ndalë Policinë e Kosovës”, ka thënë Kurti.

(Kosova Sot Online)