Gjermania dhe Norvegjia i kërkojnë NATO-s të mbrojë infrastrukturën nënujore

  • A.P /
  • 30 November 2022 - 22:53
Gjermania dhe Norvegjia i kërkojnë NATO-s të mbrojë infrastrukturën nënujore

Gjermania dhe Norvegjia do t'i kërkojnë së bashku NATO-s të krijojë një zyrë koordinimi për të mbrojtur infrastrukturën nënujore në dritën e sulmeve në rrjetin e gazsjellësit Nord Stream, tha të mërkurën kancelari Olaf Scholz, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Askush nuk duhet të mendojë se sulmet ndaj infrastrukturës kritike të Evropës duhet të mbeten pa përgjigje, tha Scholz në një konferencë së bashku me kryeministrin norvegjez Jonas Gahr Stoere.

(Kosova Sot Online)