Vjen reagimi nga SHSKUK: Këto janë dyshimet për vrasjen e gruas

  • A.P /
  • 30 November 2022 - 19:18
Vjen reagimi nga SHSKUK: Këto janë dyshimet për vrasjen e gruas

Pas raportimit në media online se një vdekje ka ndodhur në oborrin e QKUK’së,  ka reaguar Qendra Klinike Universitare e Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

ShSKUK’ja, konfirmon se sonte rreth orës 18:00, në oborrin e QKUK-së ka ndodhur një vdekje.

Në njoftim thuhet se organet policore menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe dyshimet e para nga Policia janë se bëhet fjalë për vrasje.

“Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim dhe po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim të sqarimit të plotë të ngjarjes. Detajet e tjera do të jepen nga organet kompetente që janë duke kryer hetimet”.


(Kosova Sot Online)