A kishte urdhër-mbrojtje nga Gjykata gruaja shtatzënë e cila u vra në oborrin e QKUK-së!

  • A.P /
  • 30 November 2022 - 22:29
A kishte urdhër-mbrojtje nga Gjykata gruaja shtatzënë e cila u vra në oborrin e QKUK-së!

Raportohet se gruaja shtatzënë Hamide Magash e cila dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj këtë të mërkurë në oborrin e QKUK-së, kishte pasur urdhër-mbrojtje nga Gjykata Themelore në Ferizaj, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Lajmin e bëri të ditur këshilltarja e Albulena Haxhiut në Ministrinë e Drejtësisë, Nazlie Bala.

E pyetur se a është dashur që e ndjera të ketë qenë e mbrojtur në kohën sa ishte në hapësirat e QKUK-së, Bala tha se nuk i di të gjitha detajet e procedurave të mbrojtjes.

“Sipas informacioneve që i kemi e ndjera ka pasur urdhër-mbrojtje nga Gjykata Themelore në Ferizaj”, ka thënë ajo.

Familjarët e gruas së ndjerë, kanë thënë se ajo kishte pasur në vazhdimësi probleme me bashkëshortin e saj, i cili dyshohet të jetë ai që i dha fund jetës së saj.

Magashi priste që të lindte nesër në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK.

(Kosova Sot Online)