Vrasja e 35-vjeçares shtatëzënë nga ish - burri në QKUK, i dyshuari mund të dënohet me burgim të përjetshëm

  • E.K /
  • 01 December 2022 - 08:32
Vrasja e 35-vjeçares shtatëzënë nga ish - burri në QKUK, i dyshuari mund të dënohet me burgim të përjetshëm

Një grua shtatzënë, 35-vjeçare u vra mbrëmë nga ish-bashkëshorti i saj, në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ku kishte shkuar për të kryer lindjen e fëmijës së saj të parë.

Avokati Besnik Berisha ka deklaruar se i dyshuari mund të dënohet me burgim të përjetshëm, trasnmeton "Kosova Sot Online".

“Kjo qe ndodhi sonte në oborrin e SHSKUK , ku në rrethana akoma të panjohura ish bashkëshorti privoi nga jeta gruan shtatëzenë dhe u zhdukë akoma pa gjurmë, do shënoi dënimin e parë në Kosovë me burgim të përjetshem (të konfirmuar në secilen instancë)”, tha ai.

Megjithatë, Berisha tha se një dënim i tillë mund të evitohet vetëm nëse i dyshuari dorëzohet.

“Ky dënim mund te mos ekzekutohet vetem nese dorasi i jep aktgjykimin vetes akoma pa u dënu nga gjykata. Keshtu mendoj unë!”, ka shtuar Berisha.

(Kosova Sot Online)