E rëndë: 68-vjeçarja vdes pasi bie aksidentalisht nga kati i dytë i banesës

  • E.k /
  • 01 December 2022 - 10:54
E rëndë: 68-vjeçarja vdes pasi bie aksidentalisht nga kati i dytë i banesës

Në Korçë, një grua 68 vjeçare ka vdekur pasi është rrëzuar aksidentalisht nga kati i dytë i banesës së saj, shkruan "Kosova Sot Online".

Njoftimi i policise:

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 30.11.2022, rreth orës 15:20, në lagjen nr. 1, Korçë, është rrëzuar aksidentalisht nga kati i dytë i banesës së saj, shtetasja J. N., rreth 68 vjeçe, e cila për pasojë ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(Kosova Sot Online)