
Lexoni edhe:
Basha: Lidershipi serb nuk është ndarë nga e shkuara, Kosova është shtet i pavarur
Një fotografi e publikuar në media, është shpërnda nga Ambasadori serb në Uashington, Marko Gjuriq, icili përshkruaN një takim me Emisarin amerikan, Gabriel Escobar, që ka zgjatur disa orë, transmeton "Kosova Sot Online ".
Me një selfie në një rrugë të Uashington, D.C., Gjuriq njofton për takimin dhe shëtitjen që e ka pasur dje me Zëvendësndihmës-sekretarin amerikan.
Basha: Lidershipi serb nuk është ndarë nga e shkuara, Kosova është shtet i pavarur Lexoni edhe:
“Sot, shijova disa orë diskutimi frymëzues për raportet Serbi – SHBA dhe një shëtitje të lirë në peizazhin vjeshtor të Uashingtonit, nën shoqërinë e mirë të Zëvendëssekretarit amerikan, Escobar. Ndryshe prje motit pak të zymtë, perspektivat e bashkëpunimit tonë janë të ndritshme dhe premtuese”, ka shkruar Gjuriq, të enjten në Twitter.
Në një diskutim të organizuar nga Këshilli Atlantik, institut amerikan me seli në Uashington, Escobar ka thënë se Kosova e ka për obligim formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
“Mendoj se Qeveria në Prishtinë duhet ta shohë këtë çështje si mundësi. Ekzistojnë modele në Evropë që sigurojnë të drejta për minoritetet. Dhe ato veçse janë në Bashkimin Evropian. Ekzistojnë mënyra për të krijuar mundësi për të dyja vendet”, ka thënë Escobar, sipas raportimeve të së enjtes.
(Kosova Sot Online )