'Borrell nuk është transparent dhe neutral'

  • A.P /
  • 02 December 2022 - 16:05
'Borrell nuk është transparent dhe neutral'

Diplomatët gjermanë e kanë akuzuar për shkelje të “transparencës, neutralitetit dhe kredibilitetit” përfaqësuesin e lartë të BE-së Joseph Borell, sipas një raportimi të revistës prestigjioze gjermane “Der Spiegel”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Borrell ka shkelur “transparencën, neutralitetin dhe besueshmërinë,” thuhet në shkrimin e medias gjermane me titull “Poker postesh në Bruksel, zemërim në Berlin”.

Më herët, ka pasur raportime të mediave se planifikohet zëvendësim i Përfaqësuesit të Lartë të BE-së në ndërmjetësimin e dialogut Kosovë – Serbi.

(Kosova Sot Online)