Publikohen mesazhet që Sokol Halili ua kishte dorëzuar familjarëve

  • A.P /
  • 02 December 2022 - 17:54
Publikohen mesazhet që Sokol Halili ua kishte dorëzuar familjarëve

Derisa Policia po e kërkonte për vrasjen e Hamide Magashit, Sokol Halili ua kishte dorëzuar familjarëve të tij disa mesazhe elektronike ku tregoheshin arsyet pse e e kishte kryer aktin kriminal, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në fillim të letrës ai ka treguar se e ka vrarë me vetëdije Hamide Magashin...

Ai tutje ka shkruar se dëshiron të tregojë se çfarë ka qenë raporti i tij me Hamide Magashin dhe ka përmendur një plan që thotë se e kishte bërë ajo bashkë me motrat e veta.

Gjithmonë sipas letrës që ka shkruar Sokol Halili, Hamide Magashi i ka kërkuar atij që të bënin një marrëveshje, që ajo të shkojë dha ta rrisë fëmijën e vetë tek shtëpia e babait të saj.

Siç shkruan në letër, ajo i kishte ofruar 25 mijë euro për këtë gjë…

Image
Image
Image
Image
Image
Image

(Kosova Sot Online)