Rama: Pa Vuçiçin në Tiranë nuk ka 'lezet' samiti BE-Ballkani Perëndimor

  • A.P /
  • 04 December 2022 - 11:37
Rama: Pa Vuçiçin në Tiranë nuk ka 'lezet' samiti  BE-Ballkani Perëndimor

Paralajmërimit të presidentit serb Aleksandër Vuçiç i cili la të kuptohej se nuk do të vijë në samitin e BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë më 6 dhjetor,  i është përgjigjur  Kryeministri Edi Rama, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Rama tha i bindur se Vuçic do të vijë në samit, pasi sipas tij nëse bën të kundërtën kjo do të ishte katastrofike për të dhe Serbinë.

“Unë nuk emocionohem nga asnjë lloj deklarate që bëjnë politikanët brenda apo jashtë vendit tonë për qëllime të politikës së tyre të brendshme. Serbia do jetë në samit dhe presidenti i Serbisë nuk ka asnjë rrugë tjetër përveçse të vijë në samit, jua them me bindje sepse e kundërta do të ishte katastrofë për Serbinë dhe atë vetë natyrisht”, tha Rama gjatë një konference për shtyp.


(Kosova Sot Online)