Faton Klinaku paralajmëron protesta nëse veteranët nuk përfshihen në pagë minimale

  • E.k /
  • 05 December 2022 - 08:24
Faton Klinaku paralajmëron protesta nëse veteranët nuk përfshihen në pagë minimale

Ushtruesi i Detyrës së Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, ka thënë se nëse në Kuvendin e Kosovës del në lexim projektligji për pagën minimale atëherë do të dalin në protesta masovikisht, transmeton "Kosova Sot Online".

“Nëse e kanë qëllim që të përgatitet apo manipulohet publiku e pastaj të dalë në Kuvend për lexim të dytë projektligji që i heq veteranët nga paga minimale, e them përsëri se do të jemi përsëri në protesta në oborr të Kuvendit. Veteranë të nderuar, invalidë e familje të dëshmorëve, të jeni të përgatitur që nëse ju thërrasim në protestë, të dilni sa më masovikisht’, ka shkruar  Klinaku. 

(Kosova Sot Online)