
Bëri shqiponjën në stadium gjatë ndeshjes Zvicër-Serbi, Tifozja: Isha në mes të tifozëve serbë, kishte tension

Anila Mahalla, është vajza e cila bëri shqiponjën gjatë ndeshjes Serbi-Zvicër, në stadiumin në Katar, transmeton "Kosova Sot Online".
Mahalla ka thënë se gjatë ndeshjes Kosovë - Serbi, në momentin kur ajo po festonte për golat e shënuar nga Zvicra ndaj Serbisë, ajo ka thënë se kishte marrur mesazhe ofenduese dhe kërkesa që ajo të kargohej nga stadiumi.
“Unë i kisha të dy flamujt. E panë flamurin e Shqipërisë, vetëm të Kosovës nuk e panë. Për fat të mirë dhe për fat të keq e morën njërin, atë kisha dhe atë shpalosa. Ne jemi shqiptarë, jam nga Kosova. Nuk ma morën sepse nuk lejova të ma merrnin. Isha në mes të tifozëve serbë, kishte tension.
Kisha shumë kërkesa prej tyre që të largoj flamurin e Kosovës edhe unë po brohorisja shqipe, Shaqiri, Xhaka. Në momentin që erdhi goli i dytë, isha e vetmja në këmbë duke festuar. Kishte shumë mesazhe ofenduese dhe kërkesa që unë të largohem nga aty. I kanë thënë sigurimit që të largohem unë ose flamurin”, theksoi ajo.
(Kosova Sot Online)