Spahiu: Xhaka e Shaqiri nuk mund të konsiderohen patriotë kosovarë, patriotë zviceranë po, nuk përfaqësojnë kombin tonë

  • E.K /
  • 05 December 2022 - 09:47
Spahiu: Xhaka e Shaqiri nuk mund të konsiderohen patriotë kosovarë, patriotë zviceranë po, nuk përfaqësojnë kombin tonë

Analisti, Nexhmedin Spahiu, ka komentuar për debatin e Granit Xhakës e Xherdan Shaqirit, që me fitoren e Zvicrës kundër Serbisë gëzuan shumë shqiptarë kudo që nodhën, shkruan "Kosova Sot Online".

Mirëpo, Spahiu ka thënë për lojtarët Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka se ata nuk janë produkt i Kosovës dhe se janë produkt i Zvicrës.

Sipas tij, ata përfaqësojnë kombin e Zivicrës dhe jo të Kosovës.

“Duhet t’i gëzohemi çdo suksesi të njerëzve të etnisë sonë kudo në botë, por jo t’i barazojmë me ata që përfaqësojnë kombin tonë.  Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka janë gjak I yni por nuk janë produkt I Kosovës, janë produkt I Zvicrës. Zvicra ka të drejtë të mburrret me ta e jo ne. Ne veç mund t”i gëzohemi suksesit të tyre. Ata nuk përfaqësojnë kombin tonë, por kombin zvicran. Nuk kemi të drejtë te mburremi me ta siç mburremi me trajnerin Driton Kuka , Majlinda Kelmendin, futbollistët  Milot Rashica , Vedat Muriqi  etj, që përfaqësojnë Kosovën. Askush nuk ka të drejtë t’i fajësojë Shaqirin e Xhakën përse nuk kanë tradhtuar Zvicrën e të luajnë për kombëtaren e Kosovës, por ata nuk mund të konsiderohen patriotë kosovarë. Patriotë zviceranë po”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)