
Lexoni edhe:
Atletico po e shet Joao Felixin, vjen oferta mbi 100 milionë euro
Kryetari i PD Sali Berisha një ditë para mbajtjes së protestës së thirrur njëkohësisht me samitin e BE në Tiranë, është shprehur i vendosur dhe i palëkundur se ajo do të mbahet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pavarësisht se policia e ka quajtur ‘zonë të kuqe’.
Berisha u beri thirrje qytetareve te mblidhen ne bulevard dhe tha se Rama do te ulet te marten ne karrigen e kryeministrit ne samitin para lidereve te BE si “Hajduti i parë i Shqipërisë”.
Atletico po e shet Joao Felixin, vjen oferta mbi 100 milionë euroLexoni edhe:
“Ne jemi në një betejë me armikun e egër të votës së shqiptarëve Edi Rama, te mblidhemi për ti dëshmuar lidershipit evropian se njeriu që qendron si përfaqësuesi i Shqipërisë në atë samit e ka pushtetin e karrigen të ngritur mbi dhunimin e votës së shqiptarëve, e ka të ngritur mbi drogën, trafiqet, narkoshtetin që ka ndërtuar në Shqipëri, e ka mbi vjedhjet e mëdha të paimagjinueshme për një vend evropian që u bën qytetarëve shqiptarë.
Ai aty ulet si kryeministër por edhe si kryehajduti i Shqipërisë gjithashtu.
Hajduti i parë i Shqipërisë do jetë Edi Rama nesër në atë samit.
Me praninë tuaj të dashur qytetarë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit ju i dilni Zot në mënyrën më të vendosur këtji vendi e këtij kombi në rrezik ekzistencial.
Ne jemi në fatkeqësi të madhe me një person si ky në karrigen e kryeministrit. Të paktën t’ja përcjellim këtë shqetësim mbarë opinionit publik evriopian dhe atij botëror”, tha Berisha.
(Kosova Sot Online )