Lexoni edhe:
Goditja e madhe amerikane fundos “anijen” e shpresave Rama Vuçiq për Ballkanin e Hapur
Joao Felix është në Kupën e Botës me Portugalinë, por duket se nuk do të rikthehet fare në klubin e tij Atletico Madrid, pasi që ai është nxjerr në shitje, kurse ofertat janë serioze, transmeton "Kosova Sot Online".
Sulmuesi portugez nuk është aspak i lumtur te Atletico Madrid, pasi nuk po luan rregullisht dhe nuk po i pëlqen stili i lojës që po e aplikon trajneri Diego Simeone. Felix ka kërkuar largimin nga Atletico dhe duket se dëshira e tij do të bëhet realitet qysh në afatin kalimtar të janarit. Marca ka raportuar se Los Colchoneros janë të gatshëm ta shesin yllin portugez dhe tanimë e kanë nxjerr atë në shitje.
Goditja e madhe amerikane fundos “anijen” e shpresave Rama Vuçiq për Ballkanin e HapurLexoni edhe:
Kryeqytetasit spanjoll janë të gatshëm ta shesin yllin e tyre, por duan që të fitojnë mbi 100 milionë euro nga largimi i tij. Manchester United, Chelsea, Bayern Munich e Paris Saint Germain janë skuadrat e interesuara për lojtarin dhe të gatshme të paguajnë shumën e kërkuar nga Atletico për të. Gjithsesi dëshira e lojtarit pritet të bëhet realitet për tu larguar nga Madrii, por mbetet të shihet se ku do të përfundoj ai.
(Kosova Sot Online )