
Osmani: Kur u dakorduam me SHBA që të kemi 48-orëshin shtesë insistuam në këto dy çështje

Për reagimin që ka pasur ndaj përfaqësuesit të lartë të BE-së, Josep Borrell, ka folur presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
“Nuk ishte shpërthim, ishte reagim parimor sepse në çdo proces dialogu ndërmjetësuesi duhet të jetë i paanshëm. Ajo që pamë atë ditë ishte anshmëri e shprehur shumë qartë nga ana e zotit Borrell ku fajësohej Kosova për dështimin e një procesi ku më së paku kishte faj Kosova,” – tha ajo.
Osmani shtoi se propozimi për targat i vënë në tavolinë nga ana e Bashkimit Europian fillimisht ishte refuzuar nga ana e Serbisë. Më pas në tekst, siç tha Osmani ishin larguar pjesët më esenciale të tij.
“Ishte larguar pjesa që kishte të bënte me kornizën e marrëveshjes finale dhe e dyta ishte larguar dhe afati kohor, prandaj dhe ne kur u dakorduam me Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të kemi këtë 48-orëshin shtesë insistuam pikërisht në këto dy çështje,” – u shpreh Osmani.
(Kosova Sot Online)