Presidenti i Shqipërisë ia kërkon njohjen e Kosovës kryeministrit grek

  • E.K /
  • 07 December 2022 - 08:36
Presidenti i Shqipërisë ia kërkon njohjen e Kosovës kryeministrit grek

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka pritur dje në një takim kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, përcjell "Kosova Sot Online".

Begaj ia ka kërkuar njohjen e pavarësisë Kosovës kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis.

“Ato përbëjnë një urë të fortë, të vërtetë e të sinqertë miqësie e bashkëpunimi, për të cilën ne jemi të gatshëm ta forcojmë e promovojmë më tej”, u shpreh Begaj.

Begaj tha se “Kosova është një realitet politik dhe njohja e pavarësisë së saj do t’i shërbente forcimit të mëtejshëm të paqes dhe sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor”.

(Kosova Sot Online)