Vdes Faik Ramadani nga Reçaku, tre djemtë ju vranë në luftë

  • E.k /
  • 07 December 2022 - 08:47
Vdes Faik Ramadani nga Reçaku, tre djemtë ju vranë në luftë

Ka ndërruar jetë, Faik Ramadani, i cili ishte babai i tre djemëve Fatmirit, Saliut dhe Nexhatit, të cilët ishin vrarë në Reçak më 15 janar 1999, transmeton "Kosova Sot Online".

“Pak orë me parë, ka ndërruar jetë Haxhi Faik Ramadani, me i moshuari i fshatit, i cili dha shumë për çlirimin e vendit 3 djemtë e tij, por ishte shumë i fort, krenar dhe durimtar, Zoti e shpërbleftë me Xhennet! Ishte njeri me vlera të mëdha, ngushëllime familjes!”, thuhet në njoftimin për vdekjen e tij.

(Kosova Sot Online)