Sarazin: Kosova e vetëdijshme që Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të jetë në diskutim

  • A.P /
  • 07 December 2022 - 22:23
Sarazin: Kosova e vetëdijshme që Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të jetë në diskutim

Kosova është e vetëdijshme që Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të jetë në diskutim, ka deklaruar i dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarazin, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas tij kjo gjë është e qartë për Prishtinën.

“Për ASK-në janë pajtuar në vitin 2013 në Marrëveshjen e Brukselit dhe mendoj që është e qartë për Prishtinën që diskutimet duhet të zhvillohen”, ka thënë Sarrazin për agjencinë serbe të lajmeve Tanjug.

Këto deklarata Sarrazin i ka dhënë sot në Bruksel, ku në kuadër të një diskutimi të organizuar nga Miqtë e Evropës, ka thënë se situata në Kosovë është e tensionuar.

(Kosova Sot Online)