Gjermania dhuroi pajisje për Policinë, Sveçla: Do të ndihmojë në luftimin e trafikimit me qenie njerëzore, me mallra të kontrabandës

  • E.K /
  • 08 December 2022 - 11:41
Gjermania dhuroi pajisje për Policinë, Sveçla: Do të ndihmojë në luftimin e trafikimit me qenie njerëzore, me mallra të kontrabandës

Sot, Qeveria gjermane i ka dhuruar Policisë së Kosovës donacion, pajisje për mbikëqyrje dhe kontroll të kufirit, me vlerë rreth gjysmë milioni euro, raporton "Kosova Sot Online".

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në ceremoninë e pranim-dorëzimit tha se këto pajisje do të ndihmojnë në luftimin e trafikimit me qenie njerëzore, me mallra të kontrabandës.

“Donacioni që Qeveria Gjermane ka dhuruar për policinë tonë do të lehtësojë punën tonë dhe do të ndihmojë në luftimin e trafikimit me qenie njerëzore, me mallra të kontrabandës, me pajisjet më të fundit të teknologjisë”, tha Sveçla.

“Sundimi i rëndit dhe ligjit, lufta ndaj krimit dhe korrupsionit është dhe do të mbëtët fokusi ynë i parë si Qeveri. Falënderoj shtetin gjerman për këtë donacion me vlerë rreth gjysmë milioni euro”, u shpreh ai.

(Kosova Sot Online)