Vdes një banor në Entin Special në Shtime, policia nis hetimet

  • E.k /
  • 10 December 2022 - 09:31
Vdes një banor në Entin Special në Shtime, policia nis hetimet

 Një banor ka vdekur në Entin Special gjatë ditës së djeshme, në shtime, raporton "Kosova Sot Online".

Policia ka njoftuar se trupi i pajetë jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Enti Special Shtime 09.12.2022 – 08:20. Nga Enti Special është informuar se ka vdekur banori mashkull kosovar i cili ishte banor rezident i këtij enti. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion” thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

(Kosova Sot Online)