Deputetja anti-kosovare e Bundestagut gjerman e mbështetë Serbinë dhe kritikon kryeministrin Kurti për situatën në Veri

  • S.A /
  • 10 December 2022 - 12:34
Deputetja anti-kosovare e Bundestagut gjerman e mbështetë Serbinë dhe  kritikon kryeministrin Kurti për situatën në Veri

Nuk është ndonjë befasi, nëse  nga vednet miqësore ndaj Kosovës dalin edhe zëra  "opozitar" që pozicionohen pro politikës serbe. Këtë e ka bërë deputetja e Bundestagut gjerman, Zaklin Nastic, e cila bënë pjesë në partinë e ekstremit të majtë,  kur ka reaguar për zhvillimet në veri të Republikës së Kosovës, duke thënë se “kursi i përshkallëzimi i cili ushqehet kryesisht nga Kurti, duhet të marrë fund”, transmeton "Kosova Sot Online ".

Nastic e cila njihet për qëndrimet e saj anti-Kosovë, ka shtuar tutje se të gjitha përpjekjet duhet të synojnë ruajtjen e bashkëjetesës paqësore “sipas Rezolutës 1244”, transmeton "Kosova Sot Online".

“Populli i Ballkanit ka përjetuar mjaft vuajtje dhe mjerim.Prandaj, një konflikt i ri i armatosur duhet të parandalohet me të gjitha mjetet diplomatike”, ka shkruar Nastic në profilin e saj në “twitter” duek bashkuar edhe një deklaratë të kryeministres serbe.

Image

(Kosova Sot Online )