Takimi i Presidentes Osmani me përfaqësuesit e partive politike , 19 dhe 26 marsi data të reja të propozuar për zgjedhjet në komunat e Veriut të Kosovës

  • S.A /
  • 10 December 2022 - 15:47
Takimi i Presidentes  Osmani me përfaqësuesit e partive politike , 19 dhe  26 marsi data të reja të propozuar për zgjedhjet në komunat e Veriut të Kosovës

Ka nisur të mbahet dhe është duke vazhduar  takimi i presidentes të Kosovës, Vjosa Osmani me përfaqësuesit e partive politike, për konsultim lidhur me zgjedhjet komunale në komunat veriore të vendit.

Në këtë takim është propozuar që të shtyhet mbajtja e zgjedhjeve në veri, ndërsa siç mëson media ,  është propozuar që ato të mbahen më 19 ose 26 mars, transmeton "Kosova Sot Online".

Lidhur me shtyrjen ose jo të zgjedhjeve ende nuk ka vendim, mirëpo propozimet e mësipërme presidentja Osmani po i diskuton me përfaqësuesit e partive politike që po marrin pjesë në takim.

Në takimin me Osmanin po marrin pjesë kryeministri Albin Kurti, Imri Ahmeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Vlora Çitaku nga Partia Demokratike e Kosovës, si dhe përfaqësues të komuniteteve.

Pro shtyrjes së zgjedhjeve në veri u shpreh Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e cila nuk po merr pjesë në takimin e thirrur nga presidentja Osmani.

(Kosova Sot Online )