Kurti tregon arsyen pse zgjedhjet në veri u shtynë

  • A.P /
  • 11 December 2022 - 14:53
Kurti tregon arsyen pse zgjedhjet në veri u shtynë

Lidhur me vendimin për shtyrjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në veri, për muajin prill,  ka folur kryeministri Albin Kurti, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në një konferencë për media që mbajti pas takimit të Këshillit të Sigurisë, Kurti theksoi se zgjedhjet u shtynë me kërkesë të Presidentes Vjosa Osmani,.

“Zgjedhjet në katër komunat në veri u shtynë për prillin e vitit të ardhshëm, me vendimin e Presidentes së Republikës, znj. Vjosa Osmani Sadriu, jo thjesht pse Policia jonë ka konstatuar rrezik, por për shkak se e s’ka kushte për votë të lirë, ka shumë frikë. Rreziku është evident, më i lartë se në të kaluarën. Mirëpo frika është më e madhe se rreziku dhe kjo frikë që mbretëron në veri nuk krijon kushte për zgjedhje të lira, për votë të lirë të qytetarëve”, tha Kurti.

(Kosova Sot Online)