
Analisti serb: Është një situatë shumë urgjente, rajonit mund t’i vihet flaka

Nga Forumi për Marrëdhënie Etnike në Beograd, Dushan Janjiq, ka folur për situaten aktuale në veri të Mitrovicës, transmeton "Kosova Sot Online".
Janjiq, ka vlerësuar se ekziston një “situatë urgjente” në veri të Kosovës që mund të “ndezë automatikisht konfliktet në Serbi, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Mal të Zi”.
“Gjatë gjithë kohës jemi dëshmitarë të një shfaqjeje shumë të rrezikshme, në të cilën marrin pjesë pothuajse të gjithë. Kjo është shfaqja që kemi parë kur filluan luftërat në Jugosllavi. Dihej se nëse Vuçiq tërheq serbët nga institucionet e Kosovës, do të vendosej një realitet i ri. Prishtina nuk e njohu atë lëvizje. Diçka e ngjashme i ka ndodhur edhe Millosheviqit, i cili gjithashtu nuk e ka njohur realitetin. Në asnjë moment nuk kemi marrë vesh nëse është diskutuar se si të garantohet siguria me daljen e serbëve nga policia dhe duke forcuar ‘formacionet serbe’ siç quhen tashmë, sepse ato ekzistojnë dhe ky është realiteti”, tha Janjiqi.
“Drejtori i Zyrës për Kosovë, Petkoviq i hedh benzinë zjarrit që tashmë është ndezur. Njerëz të tillë duhet të largohen urgjentisht, sepse po bëjnë punën e gabuar me paraqitjet e tyre. Është e gabuar në këtë moment, ndërkohë që lufta në Ukrainë po vazhdon dhe Serbia është gjithnjë e më e izoluar, që NATO duhet të ndërhyjë. dhe Grupit të Kontaktit, të cilët aktualisht janë në gjumë. Bashkimi Evropian diçka po aktron. Është një situatë shumë urgjente dhe rajonit mund t’i vihet flaka. Prandaj meriton më shumë vëmendje”, ka thënë Janjiqi.
(Kosova Sot Online".