Në Pejë plagoset një person, i dyshuari ikë nga vendi i ngjarjes

  • E.k /
  • 12 December 2022 - 10:44
Në Pejë plagoset një person, i dyshuari ikë nga vendi i ngjarjes

Policia njofton se fshatin Baran i Epërm, në Pejë, është plagosur me armë zjarri në një lokal, shkruan "Kosova Sot Online".

I dyshuari pas kryerjes së veprës është larguar nga vendi i ngjarjes.

Njoftimi i plotë i policisë:

LËNDIM I RËNDË TRUPOR /Fsh. Baran i Epërm, Pejë 11.12.2022 – 07:02. Është raportuar se viktima mashkull kosovar për shkaqe ende të panjohura në një lokal ishte plagosur me armë zjarri nga një person i dyshuar mashkull kosovar i cili pas kryerjes së veprës penale ishte larguar në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, viktima është dërguar për tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet.

(Kosova Sot Online)