Musliu: Po bëhen 55 orë që Policet e Kosovës pa ndërrim po qëndrojnë në Jarinje, po ju përfundojnë edhe rezervat e ushqimit

  • E.K /
  • 12 December 2022 - 13:29
Musliu: Po bëhen 55 orë që Policet e Kosovës pa ndërrim po qëndrojnë në Jarinje, po ju përfundojnë edhe rezervat e ushqimit

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, është ankuar për kushtet e punës së policëve dhe orareve të stërzgjatura në Jarinjë.

Musliu ka shkruar se Policë e Kosovës po qëndrojnë me orë të shumëta në Jarinjë, pasi rruga është bllokuar që 48 orë, raporton "Kosova Sot Online".

Deputetja, tutje ka treguar se atyre kanë filluar të hargjohet edhe rezervat e ushqimit.

“Në bazë të informatave që kam nga tereni, tani po bëhen 55 orë që Policet e Kosovës pa ndërrim po qëndrojnë në Jarinje pasi që rruga është bllokuar që 48 orë. Përveç lodhjes e rraskapitjes, atyre tash po ju përfundojnë edhe rezervat e ushqimit. Qeveria e Kosovës duhet të jetë transparente dhe të na njoftoj për gjendjen e policëve. Urgjentisht të gjendet një mundësi që të bëjë ndërrimin e policëve dhe të siguroj rezerva të ushqimit për ta.”, ka shkruar ajo.

(Kosova Sot Online)