Në Prishtinë sonte ndezen dritat për festat e fundvitit

  • E.K /
  • 13 December 2022 - 14:15
Në Prishtinë sonte ndezen dritat për festat e fundvitit

Në Prishtinë sot do të ndezen dritat për festat e fundvitit, shkruan "Kosova Sot Online".

Drejtoria e Kulturës, në Komunën e Prishtinës, ka bërë të ditur se duke filluar nga ora 19:00 në sheshin “Xhorxh Bush” do të hapet “Tregu i Fundvitit”.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të Kryeqytetit, sonte me datë: 13.12.2022 duke filluar nga ora 19:00 në sheshin “Xhorxh Bush” do të hapet “Tregu i Fundvitit” si dhe do të bëhet ndezja e dritave për festat e fundvitit.

Gjithashtu, do të ketë edhe performanca muzikore nga “String String” si dhe grupi “Okarina”.

Ejani të festojmë së bashku!